Putin nuk ndryshon kushtet ndaj Ukrainës
“Ne kemi nevojë për një paqe të qëndrueshme mbi themele të forta që do të mbështetej si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina dhe do të garantonte sigurinë e të dy vendeve”. Kështu ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duke shtuar se kushtet nga pala ruse vazhdojnë të mbeten të njëjta. Presidenti Putin ka…

Bota
“Ne kemi nevojë për një paqe të qëndrueshme mbi themele të forta që do të mbështetej si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina dhe do të garantonte sigurinë e të dy vendeve”.
Kështu ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duke shtuar se kushtet nga pala ruse vazhdojnë të mbeten të njëjta.
Presidenti Putin ka refuzuar vazhdimisht thirrjet për të ndërprerë sulmin e tij gati tre vjeçar e gjysmë ndaj Ukrainës, pavarësisht presionit në rritje nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili lëshoi një ultimatum 10-ditor këtë javë për të ndaluar luftimet.
Rusia i ka bërë shpesh thirrje Ukrainës që të heqë dorë nga kontrolli i katër rajoneve që Moska pretendon se i ka aneksuar, një kërkesë që Kievi e ka quajtur të papranueshme. Ukraina u ka kërkuar mbështetësve të saj perëndimorë që të dërgojnë më shumë armë për trupat e saj, në mënyrë që t’i përballojnë sulmet e përditshme të Moskës dhe të vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj tregtarë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë presion për një takim me Putinin për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa Kievin ka propozuar qe bisedimet e tilla të zhvillohen deri në fund të gushtit. Të njëjtën thirrje Zelensky e përsëriti edhe këtë të premte. “Ne e kuptojmë se kush i merr vendimet në Rusi dhe kush duhet ta përfundojë këtë luftë”- tha ai, duke shtuar se Ukraina ishte gati të takohej në nivel udhëheqësish në çdo kohë, transmeton RTSH.
Putin, duke folur së bashku me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko, tha gjithashtu se Moska kishte filluar prodhimin masiv të Oreshnikut – raketës së saj hipersonike me aftësi bërthamore. Rusia përdori Oreshnikun për të goditur qytetin Dnipro në Ukrainën qendrore vitin e kaluar përpara se të njoftonte se mund ta vendoste atë në territorin e aleatit të saj të ngushtë, Bjellorusisë.