Largimi nga puna i veteranit të UÇK-së nga Mujka i VV-së, Berisha: Do të përfundojnë si Serbia
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar pasi veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, është larguar nga puna prej drejtorit të Ibër-Lepenci, Faruk Mujka. Ai ka bërë me dije se në këtë mënyrë është sjell edhe Serbia me shqiptarët. Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se zyrtarët si Mujka do të…

Lajme
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar pasi veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, është larguar nga puna prej drejtorit të Ibër-Lepenci, Faruk Mujka.
Ai ka bërë me dije se në këtë mënyrë është sjell edhe Serbia me shqiptarët.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se zyrtarët si Mujka do të marrin fund si Seria.
“Ju, që pa fajin e juaj keni lindur më vonë dhe nuk e dini se kush ka qenë Serbia dhe si është sjellën ajo me shqiptarët, lexone vendimin për largim nga puna të veteranit të UÇK-së nga Ibër-Lepenci, nga një kuadër i Albinit, i cili ka qenë antarë i partisë së gruesë së Millosheviqit deri më 1999! Ndërsa unë nga përvoja në jetë ju them se kanë me marrë fund si Serbia edhe mbeturinat e saj që po kundërmojn tash e sa vite në Kosovë”, ka shkruar Berisha.