E rëndë: Një person gjendet pa shenja jete në Malishevë, rasti nën hetim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malishevë, ku një person nga fshati Lladroviq është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Lidhur me rastin për Lajmi.net ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Elezaj bëri të ditur se njësitet relevante të Policisë…

Lajme

30/07/2025 12:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malishevë, ku një person nga fshati Lladroviq është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Lidhur me rastin për Lajmi.net ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj bëri të ditur se njësitet relevante të Policisë kanë reaguar menjëherë, raporton lajmi.net

“Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.”

Ai shtoi se, në koordinim me prokurorin, është hapur rast “Hetim i vdekjes”.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes po vazhdojnë./Lajmi.net/