Aksidenti me fatalitet në Vushtrri, viktima ndërron jetë pas disa ditësh në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku i ndodhur më 12 korrik 2025 në Vushtrri, ka përfunduar tragjikisht. Viktima, një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë më 29 korrik 2025, si pasojë e plagëve të marra në aksident. Sipas raportit policor,…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku i ndodhur më 12 korrik 2025 në Vushtrri, ka përfunduar tragjikisht.
Viktima, një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë më 29 korrik 2025, si pasojë e plagëve të marra në aksident.
Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./Lajmi.net/