Musliu-Shoshi: Ky pushtet ia mohoi dinjitetin FSK-së, e sot tenton ta përdor për teatër politik – FSK-ja nuk është e Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se ky pushtet i ka ndaluar ushqimin FSK-së, ia ka mohuar dinjitetin dhe sot ka tentuar ta përdor për teatër poltik. Ajo ka thënë se në vend që ta mbështes FSK-në, si një shtyllë profesionale dhe apolitike të Kosovës, por Albin Kurti po e përdor atë për qëllime…

Lajme

30/07/2025 10:04

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se ky pushtet i ka ndaluar ushqimin FSK-së, ia ka mohuar dinjitetin dhe sot ka tentuar ta përdor për teatër poltik.

Ajo ka thënë se në vend që ta mbështes FSK-në, si një shtyllë profesionale dhe apolitike të Kosovës, por Albin Kurti po e përdor atë për qëllime të pastra propagandistike, madje në momente tragjike.

“FSK-ja nuk është e Albin Kurtit. Ajo është forcë e qytetarëve të Kosovës, e ndërtuar me përkushtim, me standarde të NATO-s dhe me respekt për shtetin dhe qytetarin. FSK-ja u ndërtua si simbol i sigurisë, jo si dekor për shfaqjet boshe të pushtetit! Kur institucionet përdhosen nga dora e qeverisë për interesa personale e politike, shteti vdes pak nga pak. Mjaft më me turpërimin e institucioneve! Ngushëllime të thella familjes së të ndjerit. Bashkëndjej me ju!”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i saj në Facebook: