Ermal Fejzullahu: Jam i gatshëm të shkrij gjysmën e pasurisë time që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka qenë së fundmi i ftuar në podcast-in “Flet” me gazetaren Ilnisa Agolli, ku ka folur hapur për tema që shkojnë përtej muzikës dhe jetës personale. Gjatë intervistës, ai u përball me një pyetje interesante: “Nëse do ta shkrije pasurinë tënde, përveçse për familjen, a do të kishte një alternativë…

ShowBiz

30/07/2025 09:44

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka qenë së fundmi i ftuar në podcast-in “Flet” me gazetaren Ilnisa Agolli, ku ka folur hapur për tema që shkojnë përtej muzikës dhe jetës personale.

Gjatë intervistës, ai u përball me një pyetje interesante: “Nëse do ta shkrije pasurinë tënde, përveçse për familjen, a do të kishte një alternativë të dytë? Për kë, për çfarë?”.

Përgjigjja e tij ishte e menjëhershme dhe e ngarkuar me emocion e patriotizëm.
“Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot. Është ëndrra ime dhe do të jetë gjithmonë”, deklaroi Fejzullahu.

Për Ermalin, ideali i një Shqipërie të madhe nuk është thjesht një mendim i largët, por një ëndërr personale për të cilën është i gatshëm të sakrifikojë edhe një pjesë të pasurisë së tij.
Ky qëndrim përforcon imazhin e tij jo vetëm si artist i suksesshëm, por edhe si qytetar me vetëdije kombëtare dhe ndjenja të thella patriotike.

Në një kohë kur shumë figura publike shmangin deklaratat e tilla, Ermali zgjodhi të flasë me zemër dhe pa filtra.

@topalbania_radioJam i gatshëm të shkrij gjysmën e pasurisë time që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen. Është ëndrra ime! / Ermal Fejzullahu i emocionuar në FLET me Ilnisa Agollin

♬ original sound – Top Albania Radio