Gjesti emocionon në performancën e parë në Prishtinë: Kam luftuar shumë për këtë ditë
Reperi Gjesti ka mbajtur mbrëmë (e hënë) një performancë të veçantë në njërin prej klubeve më të njohura të kryeqytetit, Zone Club, ku u prit me entuziazëm nga fansat dhe publiku. Ishte hera e parë që artisti performonte në Prishtinë, dhe momenti nuk kaloi pa emocione. Gjatë performancës, Gjesti jo vetëm që ndezi atmosferën me…

ShowBiz
Reperi Gjesti ka mbajtur mbrëmë (e hënë) një performancë të veçantë në njërin prej klubeve më të njohura të kryeqytetit, Zone Club, ku u prit me entuziazëm nga fansat dhe publiku.
Ishte hera e parë që artisti performonte në Prishtinë, dhe momenti nuk kaloi pa emocione.
“Është hera e parë që po këndoj në Prishtinë. Kam luftuar shumë për këtë ditë, shumë kam luftuar me mbërri këtu ku jam”.
Fjalët e tij prekëse u pritën me duartrokitje, ndërsa ai vazhdoi me falënderime: “Faleminderit që mi keni hapur dyert, jau ha zemrën të gjithëve”.

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për artistin në karrierën e tij, duke lënë të kuptohet se për të, ky nuk ishte thjesht një koncert, por një ëndërr e realizuar.
E kjo vjen falë famës së madhe që bëri në Big Brother VIP Albania 4, ku edhe u shpall fitues.