Krasniqi pas vlerësimit të fundit nga “GAP”: Komunat tona janë kampione absolute të transparencës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përgëzuar komunat që udhëhiqen nga kjo parti për performancën e tyre të lartë në transparencën buxhetore, sipas vlerësimit të fundit nga Instituti GAP për vitin 2024. Nga tetë komunat me shumicë shqiptare që menaxhohen nga PDK-ja, pesë prej tyre – Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni,…

Lajme

29/07/2025 14:32

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përgëzuar komunat që udhëhiqen nga kjo parti për performancën e tyre të lartë në transparencën buxhetore, sipas vlerësimit të fundit nga Instituti GAP për vitin 2024.

Nga tetë komunat me shumicë shqiptare që menaxhohen nga PDK-ja, pesë prej tyre – Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Skenderaj dhe Vushtrria – kanë arritur vlerësimin maksimal prej 100 pikësh në transparencën buxhetore, transmetoni lajmi.net

Ndërkohë, Drenasi dhe Hani i Elezit janë vlerësuar me 95 pikë secila, duke u renditur gjithashtu ndër më të mirat në nivel vendi.

“Komunat tona janë kampione absolute të transparencës dhe të menaxhimit të parasë publike. Ky është standardi që PDK sjell në qeverisje, kudo ku merr përgjegjësi,” ka shkruar Krasniqi në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se këto rezultate janë dëshmi e qeverisjes me integritet, efikasitet dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Sipas tij, PDK po tregon se administrata lokale mund të jetë jo vetëm funksionale, por edhe shembull për t’u ndjekur në nivel qendror.

Krasniqi shtoi gjithashtu se PDK do të vazhdojë të punojë për të fituar besimin edhe në komuna të tjera në zgjedhjet e ardhshme lokale më 12 tetor, me synimin për të zgjeruar modelin e qeverisjes transparente dhe zhvillimore.

Postimi i plotë:

Kampionë të transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve! 🙌
Nga tetë komunat me shumicë shqiptare që udhëhiqen nga PDK, pesë prej tyre, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Skenderaj dhe Vushtrria, kanë arritur vlerësimin maksimal prej 100 pikësh nga Instituti GAP për transparencën buxhetore në vitin 2024.
Drenasi dhe Hani i Elezit gjithashtu janë ndër më të mirat, me nga 95 pikë secila.
Në total, komunat tona janë kampione absolute të transparencës dhe të menaxhimit të parasë publike. Ky është standardi që PDK sjell në qeverisje, kudo ku merr përgjegjësi.
Më 12 tetor, do të vazhdojmë punën për fitoren edhe në komuna të tjera, që sa më shumë qytetarëve t’u shërbejmë me punë, transparencë, zhvillim dhe shumë dashuri. 🤝/lajmi.net/