Zjarr në disa fshatra të Skenderajt, Nura: Po përpiqemi për të pasur nën kontroll vatrat e zjarrit, niveli i rrezikut mbetet i lartë

Vatra të zjarrit kanë përfshirë disa fshatra të Komunës së Skenderajt gjatë ditës së sotme. Në lidhje me këtë, ka shkruar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i cili ka thënë se zjarri ka përfshirë Klinën, Kotorrin dhe Açarevën, shkruan lajmi.net. “Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Shërbimit të Zjarrfikësve në Skenderaj, të asistuar edhe…

Lajme

27/07/2025 19:46

Vatra të zjarrit kanë përfshirë disa fshatra të Komunës së Skenderajt gjatë ditës së sotme.

Në lidhje me këtë, ka shkruar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i cili ka thënë se zjarri ka përfshirë Klinën, Kotorrin dhe Açarevën, shkruan lajmi.net.

“Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Shërbimit të Zjarrfikësve në Skenderaj, të asistuar edhe nga koleget e tyre nga Mitrovica e Drenasi, për të pasur nën kontroll vatrat e zjarrit që kanë përfshirë sot Klinën, Kotorrin dhe Açarevën, duke u rrezikuar edhe jeta e zjarrfikësve dhe të gjithë të tjerëve që janë gjendur përballë zjarrit, niveli i rrezikut mbetet i lartë”, ka thënë Nura.

Ai ka lavdëruar Zjarrfikësit në Skenderaj derisa ka bërë lutje për kujdes.

“Për çdo lavdatë guximi i tyre, që po bëjnë të pamundurën t’i lokalizojnë vatrat e reja të zjarrit. Na mbetet të përserisim refrenin e njëjtë nga thirrja që po mbetet pa përgjigje, që mos të ndizen zjarre!”, ka shkruar Nura. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: