PDK publikon listën me kandidatët për kryetarë, Krasniqi: Kemi dëshmuar se qeverisja mund të bëhet me punë të ndershme dhe rezultate
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar pasi kanë publikuar listën me emrat e kandidatëve për kryetarët e Komunave në zgjedhjet e 12 tetorit, për të cilën ka thënë se janë të gatshëm për fitore. Ai ka thënë se kjo listë me emra paraqet vizion e guxim dhe garanton një qeverisje komunale në shërbim të…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar pasi kanë publikuar listën me emrat e kandidatëve për kryetarët e Komunave në zgjedhjet e 12 tetorit, për të cilën ka thënë se janë të gatshëm për fitore.
Ai ka thënë se kjo listë me emra paraqet vizion e guxim dhe garanton një qeverisje komunale në shërbim të qytetarëve.
PDK do të garoj në 31 komuna me kandidatë për kryetarë komunash ndërsa në 5 komuna do të garojë me lista të këshilltarëve për Kuvendet Komunale, shkruan lajmi.net.
“Në këtë mënyrë, Partia Demokratike e Kosovës konfirmon shtrirjen më të gjerë të garimit në nivel vendi, duke marrë pjesë në zgjedhje në 36 nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, një dëshmi e fuqisë organizative, përfaqësimit të gjerë dhe besimit të qëndrueshëm në secilin cep të vendit. Ne do të fitojmë sërish në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit. Sepse katër vitet e fundit, në komunat ku kemi udhëhequr, kemi dëshmuar se qeverisja mund të bëhet ndryshe: me vizion të qartë, me punë të ndershme dhe me rezultate konkrete. Qeverisjet tona kanë folur me vepra. Qytetarët tanë e kanë parë, e kanë prekur dhe e kanë kuptuar ndryshimin. Kjo është Partia Demokratike e Kosovës që unë e njoh dhe e udhëheq: Një parti e dëshmuar në përfaqësim. E vendosur në qëllime. E përkushtuar në mision”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka falënderuar katër kryetarët aktualë, Bedri Hamzën, Ramiz Lladrovcin, Fadil Nurën e Besim Ilazin të cilët nuk do të jenë kandidatë në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Ne nuk premtojmë mrekulli. Premtojmë punë. Nuk garojmë për pushtet. Garojmë për besim. Besimin se qeverisja mund të bëhet me ndershmëri, me dinjitet, me dije dhe me dashuri për çdo qytetar. Prandaj, më 12 tetor, ne nuk kërkojmë vetëm votën tuaj. Kërkojmë bashkëudhëtimin tuaj për zhvillimin e secilës komunë. Për mirëqenien e secilit prej jush. Sepse kjo është koha jonë. Dhe kjo është koha e qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: