Vdiq pasi u hodh nga ura në Ujman, 33 vjeçari ende nuk është gjetur

Një 33 vjeçar, mërgimtar nga Suedia, ka humbur jetën pasi ka kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit. Lajmin e ka konfirmuar disa orë më parë për lajmi.net, shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza. “Një person ka kërcyer nga ura dhe nuk ka dalë nga uji më. Në vendin e ngjarjes…

Lajme

27/07/2025 17:14

Një 33 vjeçar, mërgimtar nga Suedia, ka humbur jetën pasi ka kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit.

Lajmin e ka konfirmuar disa orë më parë për lajmi.net, shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.

“Një person ka kërcyer nga ura dhe nuk ka dalë nga uji më. Në vendin e ngjarjes janë dalë njësit policore dhe emergjenca si dhe janë thirrë njësia e zhytësve”, tha Fejza për lajmi.net

Policia dhe Ekipi i Kërkim-Shpëtimit janë në kërkim të viktimës.
Fejza ka thënë se ende nuk është gjetur 33 vjeçari.
“Deri në këtë moment jo”, deklaroi ai për lajmi.net.
Lajmi.net do t’iu mbaj të informuar në lidhje me rastin. /Lajmi.net/