Gjendet pa shenja jetë një punëtor në hapësirat e “Parkut Inovativ” në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në hapësirat e “Parkut Inovativ”, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi. Ai ka thënë se viktima është një 55 vjeçar me inicialet B.B dhe që ishte punëtor në atë park , shkruan…

Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në hapësirat e “Parkut Inovativ”, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se viktima është një 55 vjeçar me inicialet B.B dhe që ishte punëtor në atë park , shkruan lajmi.net.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të përcaktuar shkaktarin e vdekjes. Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/