29 vatra zjarri në 8 orët e fundit në Kosovë, 12 ende aktive
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) njofton se për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme në Kosovë, situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm. Sipas të dhënave nga Qendra Operative e Agjencisë, në 8 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 29 vatra zjarri në të gjithë territorin e Kosovës. Prej tyre, 17 vatra janë…

Lajme
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) njofton se për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme në Kosovë, situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm.
Sipas të dhënave nga Qendra Operative e Agjencisë, në 8 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 29 vatra zjarri në të gjithë territorin e Kosovës. Prej tyre, 17 vatra janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive dhe në trajtim nga ekipet përkatëse.
“Apelojmë me urgjencë tek qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapuradhe të raportojnë menjëherë çdo zjarr apo tym në numrat emergjent: 112, 193 ose 192”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë në gjendje gatishmërie të plotë 24/7, duke reaguar me përparësi ndaj çdo rasti të raportuar.