Eugen Cakolli: Seanca e natës nuk jep shpresë për zgjidhje të qëndrueshme në Kuvend

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka komentuar përpjekjen e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke shprehur skepticizëm lidhur me seriozitetin dhe efektivitetin e seancës së thirrur në orët e vona të natës. Në një postim në rrjetet sociale, Cakolli thekson se, megjithëse seanca është zhvilluar brenda afatit kushtetues, ajo…

Lajme

26/07/2025 18:16

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka komentuar përpjekjen e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke shprehur skepticizëm lidhur me seriozitetin dhe efektivitetin e seancës së thirrur në orët e vona të natës.

Në një postim në rrjetet sociale, Cakolli thekson se, megjithëse seanca është zhvilluar brenda afatit kushtetues, ajo nuk jep ndjesinë e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe serioze, transmeton lajmi.net

“(Përkundër dëshirës e shpresës për ta parë Kuvendin e konstituuar) Seanca e gati-mesnatës, edhe pse brenda afatit kushtetues, vështirë se përcjell ndjesinë e seriozitetit apo të një zgjidhjeje të qëndrueshme. Nëse urgjenca ishte kaq evidente – siç është dashur të jetë që në fillim – pse nuk pati më herët përpjekjet e vërteta për dalje nga bllokada? Përndryshe, a ka sinjale për “ardhjen e ndonjë vote”, apo thjesht po mbahet një seancë për të thënë nesër se gjithçka u provua?” shkruan Cakolli.

Ai shton se në këtë situatë politike, çdo hap duhet të ndërtohet mbi transparencë dhe integritet, duke nënvizuar se legjitimiteti nuk matet vetëm me rezultatin, por edhe me gjithë rrugën që çon deri aty./lajmi.net/