Bali Muharremaj u bën thirrje qytetarëve të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në zonën Dubravë–Sallagrazhdë–Mushtisht
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë një thirrje urgjente për ndihmë qytetare në përballje me vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë zonën mes fshatrave Dubravë, Sallagrazhdë dhe Mushtisht. Përmes një njoftimi publik, Muharremaj u ka kërkuar të gjithë atyre që kanë mundësi dhe paisje për shuarjen e zjarrit që të…

Lajme
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë një thirrje urgjente për ndihmë qytetare në përballje me vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë zonën mes fshatrave Dubravë, Sallagrazhdë dhe Mushtisht.
Përmes një njoftimi publik, Muharremaj u ka kërkuar të gjithë atyre që kanë mundësi dhe paisje për shuarjen e zjarrit që të angazhohen menjëherë në terren, transmeton lajmi.net
“Kushdo që ka mundësi dhe që ka paisje për shuarje zjarri, le të ndihmojë në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht,” ka deklaruar kryetari i Suharekës.
Zjarret që kanë përfshirë këtë pjesë të komunës rrezikojnë jo vetëm sipërfaqet pyjore dhe bujqësore, por edhe banesat dhe jetën e qytetarëve në afërsi të vatrave aktive.
Autoritetet lokale dhe njësitë e zjarrfikësve janë në terren, por për shkak të terrenit të vështirë dhe erërave të forta, ndihma shtesë është thelbësore për të shmangur dëme më të mëdha./lajmi.net/