Zjarri përfshin një arë bujqësore afër objektit të burgut në Lipjan – rrezikohen shtëpitë përreth
Një arë bujqësore në fshatin Hallaq i Vogël të komunës së Lipjanit, përballë objektit të burgut, është përfshirë sot nga flakët, duke shkaktuar panik tek banorët lokalë. Zjarri, që përfshiu me shpejtësi sipërfaqe të konsiderueshme, ka rrezikuar seriozisht shtëpitë që ndodhen në afërsi të fushës së djegur, transmeton lajmi.net Pamje të siguruara nga lajmi.net: Ky…

Lajme
Një arë bujqësore në fshatin Hallaq i Vogël të komunës së Lipjanit, përballë objektit të burgut, është përfshirë sot nga flakët, duke shkaktuar panik tek banorët lokalë.
Zjarri, që përfshiu me shpejtësi sipërfaqe të konsiderueshme, ka rrezikuar seriozisht shtëpitë që ndodhen në afërsi të fushës së djegur, transmeton lajmi.net
Pamje të siguruara nga lajmi.net:
Ky është vetëm një nga dhjetëra rastet e zjarreve që kanë përfshirë Kosovën gjatë ditëve të fundit, kryesisht si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme. Shumë vatra aktive janë raportuar në zona të ndryshme të vendit, duke ngritur shqetësime për sigurinë e banorëve dhe dëmet ndaj pronës dhe mjedisit.
Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrit, për të shmangur përhapjen dhe pasojat më të rënda./lajmi.net/