Obiliqi mbulohet nga pluhuri dhe tymi – erërat e forta përkeqësojnë gjendjen

Qyteti i Obiliqit është përfshirë sot nga një shtresë e dendur pluhuri dhe tymi, duke e vështirësuar dukshëm dukshmërinë dhe cilësinë e ajrit. Kjo situatë është shkaktuar nga erërat e forta që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme, raporton lajmi.net. Pamjet e siguruara nga portali tregojnë një situatë alarmante: qyteti mezi shihet nga autostrada…

Lajme

26/07/2025 17:30

Qyteti i Obiliqit është përfshirë sot nga një shtresë e dendur pluhuri dhe tymi, duke e vështirësuar dukshëm dukshmërinë dhe cilësinë e ajrit.

Kjo situatë është shkaktuar nga erërat e forta që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme, raporton lajmi.net.

Pamjet e siguruara nga portali tregojnë një situatë alarmante: qyteti mezi shihet nga autostrada për shkak të përqendrimit të lartë të pluhurit dhe tymit në atmosferë.

Kjo situatë rikthen në vëmendje nevojën për masa më të ashpra në monitorimin dhe menaxhimin e ndotjes së ajrit, veçanërisht në zona si Obiliqi, që tradicionalisht përballen me ndotje të lartë industriale dhe atmosferike./lajmi.net/