Halil Matoshi: Kurti po mashtron qytetarët dhe po nxit krizë – nuk e ka ndërmend të krijojë institucione

Analisti politik Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj qasjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me situatën politike në vend dhe tentimin e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që pritet të mbahet sonte në orën 22:00. Në një prononcim për Lajmi.net, Matoshi ka deklaruar se Kurti po i “ushqen turmat me iluzionin…

Lajme

26/07/2025 16:55

Analisti politik Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj qasjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me situatën politike në vend dhe tentimin e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që pritet të mbahet sonte në orën 22:00.

Në një prononcim për Lajmi.net, Matoshi ka deklaruar se Kurti po i “ushqen turmat me iluzionin se është duke kërkuar zgjidhje”, ndërkohë që, sipas tij, nuk ka vullnet real për të krijuar institucione funksionale.

“Me këtë maskaradë, Albin Kurti po i ushqen turmat se kinse ai po provon me gjetë zgjidhje. Ai po i mashtron votuesit dhe deputetët e tij, sepse nuk e ka ndërmend me kriju institucione dhe me normalizu institucionalisht vendin,” ka deklaruar Matoshi.

Sipas tij, Kurti funksionon vetëm në rrethana krizash që, siç thotë ai, vetë i shkakton. “Ai po bie, pakthyeshëm. Ai e di këtë dhe po provokon konflikt nga brenda,” shtoi Matoshi.

Analisti paralajmëron se Kurti mund të jetë duke e çuar situatën drejt një përplasjeje të mundshme me KFOR-in apo me strukturat lokale serbe, për të mbajtur gjallë mobilizimin e mbështetësve të tij.

“Tash, Kurti i papërgjegjshëm po pret ‘me ia ba urës urat’ e me u përplasë me KFOR-in dhe serbët lokalë, për me u dhanë turmave edhe një hez të ri!” përfundon Matoshi.

Seanca e sontme në Kuvend pritet të jetë përpjekja e fundit për konstituimin e tij, përpara hyrjes në pauzën kushtetuese deri më 8 gusht, e vendosur nga Gjykata Kushtetuese./lajmi.net/