Krasniqi: Seanca e orës 22:00 nuk u thirr për zgjidhje, por për tallje me shtetin
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vazhdimi i seancës në orën 22:00 të cilën e thirri kryesuesi i seancës Avni Dehari nuk po u bë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, por për të vazhduar talljen me shtetin nga partia e parë. “Meqenëse vazhdimi i abuzimit u shfaq edhe sot në qasjen autoritare…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vazhdimi i seancës në orën 22:00 të cilën e thirri kryesuesi i seancës Avni Dehari nuk po u bë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, por për të vazhduar talljen me shtetin nga partia e parë.
“Meqenëse vazhdimi i abuzimit u shfaq edhe sot në qasjen autoritare e imponuese që e kemi ndjekur që nga seanca e parë nga ana e kryesuesit dhe ai na ftoi përsëri që të jemi këtu nga ora 22:00 siç po shihet jo për të bërë zgjidhje apo për ta respektuar Kushtetutën, por për të vazhduar talljen me shtetin dhen me qytetarët, unë nuk po e mbaj fjalën tash, por me mirëkuptim po kërkoj që në vazhdimin e seancës ta them atë që e kam planifikuar”.
Ai tha se gjatë kohës sa ka shërbyer si deputet asnjëherë “situatë më absurde s’ka pasë”.