Limaj: Asnjë ditë nga afati kushtetues nuk është shfrytëzuar, deputetët s’kanë pasur mundësi të votojnë

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas dështimit të seancës së 53’të për konstituimin e Kuvendit tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese ta njoh realitetin që deputetët nuk kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë detyrën. “Fatkeqësisht gjendja ka mujt mos me ardh këtu, por ka ardhë. Mendoj që të gjithë deputetët edhe për hirë të së…

Lajme

26/07/2025 14:44

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas dështimit të seancës së 53’të për konstituimin e Kuvendit tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese ta njoh realitetin që deputetët nuk kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë detyrën.

“Fatkeqësisht gjendja ka mujt mos me ardh këtu, por ka ardhë. Mendoj që të gjithë deputetët edhe për hirë të së ardhmes të presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Po dëgjoj që janë duke thënë që sot është afati i fundit, po dëgjoj lloj – lloj mendimesh rreth këtij afati për gjërat që mund të ndodhin, me respekt të Gjykatës Kushtetuese e shfrytëzoj rastin t’i them disa fjalë”.

“Unë e vlerësoj që asnjë ditë nga 30 ditëshi i Gjykatës nuk është i shfrytëzuar, deputetët nuk kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, asnjë ditë nga 30 ditëshi nuk është i shfrytëzuar për faktin se deputetët në asnjë rast nuk iu ka dhënë mundësia të votojnë”, tha Limaj.