Lumi i Valbonës vërshohet nga bërllogu, qytetarë të pandërgjeshem ia humbin hijeshin vendit

Një pushues ka paraqitur me fotografi gjendjen shqetësuese të mbeturinave pran lumit Valbona, një nga zonat më të njohura turistike në Shqipëri. Në fotografinë e siguruar nga Lajmi.net shihet një grumbull mbeturinash të hedhura pranë ujit të kristaltë të lumit. Sipas pushuesve, ndonëse në zonë ka shporta për mbeturina, shumë vizitorë të pandërgjegjshëm zgjedhin t’i…

Lajme

26/07/2025 13:11

Një pushues ka paraqitur me fotografi gjendjen shqetësuese të mbeturinave pran lumit Valbona, një nga zonat më të njohura turistike në Shqipëri.

Në fotografinë e siguruar nga Lajmi.net shihet një grumbull mbeturinash të hedhura pranë ujit të kristaltë të lumit.

Sipas pushuesve, ndonëse në zonë ka shporta për mbeturina, shumë vizitorë të pandërgjegjshëm zgjedhin t’i hedhin mbeturinat në natyrë, duke dëmtuar mjedisin dhe hijeshinë e vendit.

Ata ankohen për erën e rëndë që vjen nga mbeturinat pasi nuk mund të qëndrojnë aty për ta shijuar at bukuri të natyrës./Lajmi.net/