Bastisje në Pejë: Kapen rreth 3 kg drogë, armë zjarri dhe para të gatshme – arrestohet një person

Një aksion i përbashkët i Prokurorisë së Pejës – Departamenti për Krime të Rënda dhe Njësitit antidrogë ka rezultuar me sekuestrimin e sasisë prej rreth 3 kilogramësh substancë narkotike, armë zjarri, para të gatshme dhe mjete të tjera të dyshuara që shërbenin për shit-blerjen e drogës. Gjatë bastisjes është arrestuar një person i dyshuar, ndaj…

Lajme

26/07/2025 12:34

Një aksion i përbashkët i Prokurorisë së Pejës – Departamenti për Krime të Rënda dhe Njësitit antidrogë ka rezultuar me sekuestrimin e sasisë prej rreth 3 kilogramësh substancë narkotike, armë zjarri, para të gatshme dhe mjete të tjera të dyshuara që shërbenin për shit-blerjen e drogës.

Gjatë bastisjes është arrestuar një person i dyshuar, ndaj të cilit Prokuroria e Shtetit pritet të parashtrojë sot kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, raporton lajmi.net

“Të gjitha sendet e sekuestruara janë marrë me urdhër të prokurorit të shtetit,” tha për Lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai tutje tha se hetimet për rastin po vazhdojnë ende./Lajmi.net/