Vrau babanë në Fier, policia arreston të dashurin 55-vjeçar të vajzës si bashkëpunëtor në krim

Institucionet e rendit në Shqipëri po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku Emanilda Rama vrau për motive të dobëta, babanë e saj. A2CNN raporton se Policia e Fierit ka vënë në pranga të dashurin 55-vjeçar të 26-vjeçares Ermalinda Rama në lidhje me vrasjen e…

Lajme

26/07/2025 11:23

Institucionet e rendit në Shqipëri po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku Emanilda Rama vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

A2CNN raporton se Policia e Fierit ka vënë në pranga të dashurin 55-vjeçar të 26-vjeçares Ermalinda Rama në lidhje me vrasjen e babait të saj, 56-vjeçarit Anesti Rama pak ditë më parë.

Sipas policisë, Çlirim Dogani ka bashkëpunuar me vajzën 26-vjeçare për të vrarë babanë e saj duke e mbytur me tel si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

“Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec. Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Burime informacioni bëjnë me dije për A2 CNN se motra e Emalindës, e cila aktualisht jeton në Itali, është e martuar me bashkëshortin në fshatin Suk të Roskovecit, ku e mbante të motrën herë pas here në shtëpinë e saj, ku punonte në serat e fermerëve të zonës, Suk 1, Suk 2, Arapaj. Aty është njohur dhe me Çlirimin ku dyshohet se mund të kenë krijuar lidhje dashurore.

Pas krimit, policia arrestoi menjëherë vajzën Ermalinda Rama si autore, dhe nënën e saj Valbona Rama, si bashkëpunëtore në krim.