Shqipëria ngre dronët Bayraktar për të vlerësuar rrezikun nga vatrat e zjarrit, Vengu publikon pamjet
Shqipëria ka ngritur dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore për të kryer vlerësime mbi nivelin e rrezikut të vatrave të zjarrit që u përhapen për shkak të temperaturave të larta. Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se ekupiazhi dhe efektivët janë në terren në gatishmëri për të ndërhyrë ku ka nevojë dhe tha se…

Lajme
Shqipëria ka ngritur dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore për të kryer vlerësime mbi nivelin e rrezikut të vatrave të zjarrit që u përhapen për shkak të temperaturave të larta.
Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se ekupiazhi dhe efektivët janë në terren në gatishmëri për të ndërhyrë ku ka nevojë dhe tha se përparësi kanë zonat e banuara.
“Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayraktar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. Ekuipazhet e dhe efektivët tanë në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territorin shqiptar, me përparësi në zonat e banuara”, shkroi Vengu.