Kurti: Enver Zymberi e Afrim Bunjaku dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror të Kosovës
Në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat në detyrë bëri homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë në detyrë. Me këtë rast, Kurti tha se sot u bënë nderime pranë…

Lajme
Në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat në detyrë bëri homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë në detyrë.
Me këtë rast, Kurti tha se sot u bënë nderime pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës, që nga Lazim Rexhepi në vitin 2001, e deri te Muhamet Lika në vitin 2025.
Kurti, për rënien heroike të Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut, tha se dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin, ligjin, paqen dhe sigurinë në veri të vendit.
Sipas Kurtit, Dita Memoriale është e lidhur ngushtë edhe me rënien e Enver Zymberit më 26 korrik 2011.
Kurti tha se kjo datë sjell dhimbje dhe pikëllim, por njëkohësisht edhe krenari, sepse Policia e Kosovës, me mbi 10 mijë pjesëtarë, vazhdon të jetë në shërbim të Republikës së Kosovës.
“Bëmë nderime këtu te lapidari i policëve të rënë në detyrë 24 gjithsej ne Kosovën e pasluftës, duke filluar nga Lazim Rexhepi në vitin 2001 e deri së fundmi te Muhamet Lika në vitin 2025. Me këtë rast dua të theksoi heroin tonë Enver Zymberin dhe po ashtu Afrim Bunjakun që ranë në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin, ligjin, paqen dhe sigurinë në veri të Kosovës. Dita Memroriale është e lidhur pikërisht me rënien heroike të Enver Zymberit në vitin 2011, më 26 korrik, me ç’rast kemi dhimbje e pikëllim, kemi shumë mall por në të njëjtën kohë kemi edhe krenari, sepse Policia e Kosovës është një forcë prej 10 mijë pjesëtarëve të cilët i dalin zot Republikës sonë”, tha Kurti.