Kurti bën homazhe pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi në shtatëvjetorin e vdekjes së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit të veprimtarit të shquar, Adem Demaçit, në 7-vjetorin e vdekjes së tij. “Gazetar e shkrimtar, veprimtar e intelektual, i përndjekur dhe i burgosur politik, i lauruar për paqe, përfaqësues politik i luftëtarëve të…

Lajme

26/07/2025 10:17

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit të veprimtarit të shquar, Adem Demaçit, në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

“Gazetar e shkrimtar, veprimtar e intelektual, i përndjekur dhe i burgosur politik, i lauruar për paqe, përfaqësues politik i luftëtarëve të lirisë, mendimtar dhe kritik, Adem Demaçi ishte mishëruar me çështjen kombëtare shqiptare. Ai ishte personalitet unik, në veprimin dhe me gjuhën e tij, në vetëmohimin për të tjerët. Lavdi jetës dhe veprës së Adem Demaçit!”, tha Kurti.

Demaçi vdiq më 26 korrik të vitit 2018. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.