Fillojnë homazhet për Policët e rënë në krye të detyrës

Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, bënë homazhe te Lapidari i Policëve të Rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme…

Lajme

26/07/2025 09:33

Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, bënë homazhe te Lapidari i Policëve të Rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Në homazhet shtetërore mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se Policia e Kosovës është forcë multietnike që u sulmua shpesh, por gjithnjë doli fitimtare.

“Jemi këtu te lapidari i policëve të rënë në detyrë, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës. Dua të theksojë heroin Enver Zyberin dhe Afrim Bunjakun që ranë në detyrë. Policia e Kosovës është një forcë multietnike që u sulmua shpesh por gjithnjë doli fitimtare. Kemi dhimbje e pikëllim., kemi shumë mall, por kemi edhe krenari. Lavdi të gjithë policëve të Kosovës, të rënë në krye të detyrës”, tha Kurti.

Më pas, do të vijojnë homazhe e vizita në:

Ora 10:00 – Tek varri i Heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë, Vushtrri

Ora 10:15 – Vizitë në familjen e Heroit Bunjaku

Ora 10:45 – Homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri në fshatin Dubovc, Vushtrri

Ora 11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Zymeri në Vushtrri

Ora 12:30 – Homazhe në vendin e rënies së tij në Varage, Zubin Potok

Në kuadër të kësaj dite përkujtimore, do të organizohen edhe aktivitete sportive, si: ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kayak.