Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet dje në rrugën Prishtinë – Mitrovicë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në afërsi të fshatit Llazarevë, komuna e Obiliqit, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e saj 24-orësh se shoferi i veturës, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në afërsi të fshatit Llazarevë, komuna e Obiliqit, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e saj 24-orësh se shoferi i veturës, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën i cili po lëvizte në këmbë, transmeton lajmi.net
Ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e këmbësorit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit./Lajmi.net/