Sulmohet me thikë një punëtor sigurimi në Ferizaj, dy të dyshuar arrestohen e dy në arrati

Një punëtor sigurimi në një lokal në Ferizaj ka qenë viktimë e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme, ku katër persona e kanë goditur me mjete të forta dhe thikë. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi rreth orës 20:55 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, transmeton lajmi.net Viktima, një mashkull kosovar që punonte si sigurim…

Lajme

26/07/2025 09:02

Një punëtor sigurimi në një lokal në Ferizaj ka qenë viktimë e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme, ku katër persona e kanë goditur me mjete të forta dhe thikë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi rreth orës 20:55 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, transmeton lajmi.net

Viktima, një mashkull kosovar që punonte si sigurim fizik në një kafiteri, fillimisht mori ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por për shkak të plagëve të rënda u dërgua më pas në QKUK për trajtim të specializuar.

Autoritetet kanë arrestuar dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerë janë në arrati. Të arrestuarit, të dy meshkuj kosovarë, pas intervistimit nga policia janë dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Rasti është duke u hetuar ndërsa kërkimet për dy të dyshuarit tjerë janë në vazhdim./Lajmi.net/