Policia e Kosovës përkujton 14-vjetorin e rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë
Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës organizojnë sot disa aktivitete. Me fillim nga ora 08:00, do të vizitojnë familjen e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës Muhamed…

Lajme
Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës organizojnë sot disa aktivitete.
Me fillim nga ora 08:00, do të vizitojnë familjen e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës Muhamed Lika.
Në orën 09:00 – Homazhe shtetërore. (Lapidari i Policëve të rënë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë)
Homazhe tek varri i Heroit Afrim Bunjaku, në fshati Samadrexhë, Vushtrri, do të bëhen në orën 10:00. Kurse vizita te familja nga ora 10:15.
Më pas, do të vijojnë homazhe e vizita në:
10:45 – Homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri. (Fshati Dubovc, Vushtrri)
11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri. (Familja e Heroit Enver Zymeri, në Vushtrri)
12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri. (Varage – Zubin Potok).