IKSHPK del me këshlla dhe rekomandime për t’u mbrojtur nga nxehtësia dhe temperaturat e larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka lëshuar një njoftim me këshilla për qytetarët për t’u mbrojtur nga vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë, e cila mund të ndikojë negativisht në shëndet, sidomos te grupet e cenueshme. Sipas IKSHPK-së, periudhat e gjata me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës…

Lajme

26/07/2025 09:19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka lëshuar një njoftim me këshilla për qytetarët për t’u mbrojtur nga vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë, e cila mund të ndikojë negativisht në shëndet, sidomos te grupet e cenueshme.

Sipas IKSHPK-së, periudhat e gjata me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres në trup dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve apo vdekjeve nga ekspozimi ndaj nxehtësisë.

Udhëzimet e IKSHPK-së për mbrojtje janë:

Qëndroni larg të nxehtit: Shmangni daljet dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta të ditës. Qëndroni në hije dhe kaloni 2-3 orë në një ambient të freskët.

Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar: Përdorni veshje të lehta prej pambuku, bëni dush me ujë të freskët, lagni lëkurën dhe pini ujë rregullisht – një gotë çdo orë (2-3 litra në ditë).

Mbajeni shtëpinë të freskët: Ajroseni gjatë natës kur jashtë është më freskët, ndërsa gjatë ditës mbani dritaret të mbyllura dhe përdorni perde për të penguar rrezet e diellit.

IKSHPK apelon për kujdes të veçantë ndaj grupeve të cenueshme:

Të moshuarit mbi 65 vjeç: Kontaktoni rregullisht, sidomos ata me sëmundje kronike, paaftësi ose që jetojnë vetëm.

Fëmijët: Mos i lini kurrë në automjete të parkuara dhe shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta (10:00–17:00).

“Në rast emergjence: Kontaktoni mjekun më të afërt ose telefononi 194.”, thuhet mes të tjerash.