Studentët në rrugë – Vuçiqi mundohet të festojë me këngë çetnike, i qet edhe dinar muzikantit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka festuar hapjen e një autostrade nën tinguj dhe tekst të këngëve famëkeqe çetnike. Kënga dëgjohet në këtë ndodhi me titullin “Një varkë e vogël lundron në det”, e interpretuar me mbështetjen e publikut – ngreu vëmendje të veçantë. Është një këngë e interpretuar nga Baja Mali Kninxha, famëkeq për këngët…

Lajme

24/07/2025 12:38

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka festuar hapjen e një autostrade nën tinguj dhe tekst të këngëve famëkeqe çetnike.

Kënga dëgjohet në këtë ndodhi me titullin “Një varkë e vogël lundron në det”, e interpretuar me mbështetjen e publikut – ngreu vëmendje të veçantë.

Është një këngë e interpretuar nga Baja Mali Kninxha, famëkeq për këngët e tij nacionaliste, tekstet e të cilave madhërojnë hapur lëvizjen çetnike dhe kriminelin serb e luftës nga Lufta e Dytë Botërore, Drazha Mihajloviq.

Një pjesë e tekstit thotë: “Nëna shkoi të kërkonte të birin, pastaj iu raportua gjeneralit Drazha…”

Kujtojmë se në Serbi janë duke u mbajtur protesta masive nga studentët të cilë po kundërshtojnë regjimin e Aleksandër Vuçiqit.

VIDEO