Gjykata i cakton një muaj paraburgim punëkryesit dhe investitorit të punishtes ku humbën jetën dje dy punëtorë në Gjakovë
Dje në Gjakovë, kanë humbur jetën dy punëtorë të ndërtimtarisë në vendin e punës. Në lidhje me këtë, dje janë arrestuar punëkryesi dhe investitori në atë punishtë, ndërsa ndaj tyre sot Gjykata Themelore në Gjakovë iu caktuar masën e arrestit shtëpiak. Sipas Gjykatës, Xh.P dhe A.M dyshohet se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja…

Lajme
Dje në Gjakovë, kanë humbur jetën dy punëtorë të ndërtimtarisë në vendin e punës.
Në lidhje me këtë, dje janë arrestuar punëkryesi dhe investitori në atë punishtë, ndërsa ndaj tyre sot Gjykata Themelore në Gjakovë iu caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Sipas Gjykatës, Xh.P dhe A.M dyshohet se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
🔴 Sipas kërkesës, më 21 korrik 2025, në një vendpunishte në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse dhe moszbatimit të rregullave për siguri në punë, kanë humbur jetën dy punëtorë, H. J. dhe D. B., pasi ranë nga kati i tretë i objektit në ndërtim. Për këtë ngjarje, të dyshuar janë Xh. P., si person përgjegjës i “NTSH Sh….” Sh.P.K, dhe A. M., si person përgjegjës i “M. G.” Sh.P.K, të cilët në cilësinë e investitorit dhe punëkryesit nuk kanë siguruar pajisjet mbrojtëse dhe nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së punëtorëve.
🟢 Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 par.7 lidhur me par.3 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
🟣 Në këtë procedurë Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve por gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e dy personave të pandehur, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.
🟠 Të pandehurit do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 20 gusht 2025.
🏛 Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.