Totaj: Kërkesa e presidentes Osmani për blerje kohe është non-sens
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një intervistë në FRONTAL ka folur për kërkesën e presidentes Vjosa Osmani që për pezullimin e afatit 30 ditor të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit. Totaj ka thënë se kjo është nonsens dhe se nuk e di ku çon kjo situatë e blerjes së kohës. “Është nonsens. Mu dok…

Lajme
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një intervistë në FRONTAL ka folur për kërkesën e presidentes Vjosa Osmani që për pezullimin e afatit 30 ditor të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit.
Totaj ka thënë se kjo është nonsens dhe se nuk e di ku çon kjo situatë e blerjes së kohës.
“Është nonsens. Mu dok befasi, sepse nuk e di ku çon kjo situatë kështu t’u ble kohë. Kur s’ka ndryshu qe 50 seanca”, ka thënë Totaj.
Ai ka deklaruar se përgjegjësia për situatën është e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka shtuar se PDK është treguar konstruktive kur Kurti e ka ftuar në takime.