Osmani për kërkesën në Kushtetuese: Është obligim kushtetues dhe moral ndaj popullit të Kosovës, interesi i vendit të jetë mbi llogaritë politike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në lidhje me kërkesën që e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, “për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113(3)(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kërkesa e dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese ka për…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në lidhje me kërkesën që e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, “për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113(3)(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kërkesa e dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit nga pasojat e pariparueshme.
“Në këtë moment vendimtar për demokracinë dhe stabilitetin e Republikës sonë, i bëj sërish thirrje të gjitha subjekteve politike që t’u japin qytetarëve atë që u takon me Kushtetutë: një Kuvend funksional dhe institucione që punojnë në interes të tyre. Kjo kërkesë para Gjykatës nuk është një zgjedhje politike, por një obligim kushtetues dhe moral ndaj popullit të Republikës së Kosovës, i cili ka votuar për të pasur institucione funksionale. Interesi i vendit dhe Kushtetuta duhet të qëndrojnë mbi çdo llogari politike”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Osmanit në Facebook: