Kërkesa e Osmanit për Kushtetuesen, Hyseni: Nëse kjo kërkesë përfillet, Gjykata do të bëj shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka reaguar pas kërkesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvend. Ai ka thënë se kjo kërkesë është “pothuajse urdhëruese”, shkruan lajmi.net. Sipas Hysenit, nëse kjo kërkesë përfillet, Gjykata Kushtetuese do të bëj shkelje të rëndë të…

Lajme

22/07/2025 17:32

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka reaguar pas kërkesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvend.

Ai ka thënë se kjo kërkesë është “pothuajse urdhëruese”, shkruan lajmi.net.

Sipas Hysenit, nëse kjo kërkesë përfillet, Gjykata Kushtetuese do të bëj shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Sot, e marte, në ora 16:00, Gjykatës Kushtetuese iu paska drejtua një kërkesë pothuaj urdhëruese: “Nxirrni një vendim, masë të përkohshme….” Lexo: për vazhdim të amullisë!

Pse duhej pritur pothuaj fundin e afatit për të bërë një kërkesë të tillë???!!!

Nëse kjo kërkesë përfillet, Gjykata Kushtetuese do të bëj shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës!