Tragjedia në Gjakovë: Njëri nga viktimat ishte ushtar i UÇK-së

Dy persona vdiqën sot në vendin e tyre të punës. Ngjarja tragjike ndodhi në Gjakovë, teksa po punonin në një objekt i cili ishte duke u ndërtuar. Ata ranë nga kati i tretë i këtij objekti. Njëri prej viktimave është Hazir Jakupi, i cili kishte qenë edhe ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë e…

Lajme

21/07/2025 21:43

Dy persona vdiqën sot në vendin e tyre të punës.

Ngjarja tragjike ndodhi në Gjakovë, teksa po punonin në një objekt i cili ishte duke u ndërtuar.

Ata ranë nga kati i tretë i këtij objekti.

Njëri prej viktimave është Hazir Jakupi, i cili kishte qenë edhe ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur Sokol Bashota, ish-epror i UÇK-së.

“Hazir Jakupi, pas rënies heroike të vëllait të tij Fitim Jakupi, nuk qëndroi mënjanë, rrëmbeu armën e tij dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ndjekur idealin dhe gjakun e vëllait për liri”, tha Bashota.