”Arrestimi i Popoviqit ishte i drejtë” – Gecaj: Retorika e Serbisë mbetet nxitëse, Kosova po vepron me përgjegjësi
Hysen Gecaj, ish-ushtarak, ka folur lidhur me kërcënimet e Aleksandar Vuçiqit ndaj Kosovës pas arrestimit të zyrtarit serb i cili UÇK-në e quajti terroriste. Ndërsa sot, në një konferencë për media, kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kalojnë përmes territorit të Serbisë, pasi që sipas tij, kjo gjuhë…

Lajme
Hysen Gecaj, ish-ushtarak, ka folur lidhur me kërcënimet e Aleksandar Vuçiqit ndaj Kosovës pas arrestimit të zyrtarit serb i cili UÇK-në e quajti terroriste.
Ndërsa sot, në një konferencë për media, kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kalojnë përmes territorit të Serbisë, pasi që sipas tij, kjo gjuhë e Vuçiqit është politikë shtetërore e cila synon Kosovën.
Ai në RTV Dukagjini, ka thënë se institucionet e Kosovës vepruan drejt me arrestimin e Igor Popoviqit, pasi që ai ka nxitur urrejtje ndëretnike dhe ka përdorur gjuhë fyese.
Tutje, ai ka thënë se ajo çfarë ka bërë Popoviq dhe politika e Serbisë në vazhdimësi është retorikë nxitëse, kurse Kosova në vazhdimësi bën hapa konstruktivë rreth qetësimit të situatës dhe normalizimit të saj, edhe përkundër deklaratave që i kemi dëgjuar nga Popoviq”, ka thënë ai.