“Mos na largoni nga Kosova” – aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë hetim rreth testit
“Mos na largoni nga Kosova!”, “Merrni përgjegjësi për gabimet në test!”,“Hetim!”, “Përgjegjësi!” – këto janë disa nga parullat me të cilat aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë u mblodhën sot gjatë ditës para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në shenjë proteste. Pikërisht në këtë institucion, këtë të hëne aplikantët e pakënaqur me këtë proces i…

Lajme
“Mos na largoni nga Kosova!”, “Merrni përgjegjësi për gabimet në test!”,“Hetim!”, “Përgjegjësi!” – këto janë disa nga parullat me të cilat aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë u mblodhën sot gjatë ditës para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në shenjë proteste.
Pikërisht në këtë institucion, këtë të hëne aplikantët e pakënaqur me këtë proces i priti në takim kryeinspektorja e arsimit, Besa Bytyqi. Për këtë të fundit, palët ankuese, pra aplikantët bashkë me prindërit e tyre thanë për Klan Kosovën se kryeinspektorja Bytyqi po merret direkt me këtë çështje dhe se do ta trajtojë me shumë seriozitet.
Kandidatët që mbetën jashtë listës pranuese në drejtimet e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës po kërkojnë hetim dhe përgjegjësi në raport me pretendimet e tyre për parregullsitë në provimin pranuese, përfshirë këtu edhe keq-formulimet apo gabimet teknike të provimit pranues.