Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria ndalon për 48 orë investitorin dhe punëkryesin

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ndaluar për 48 orë dy të dyshuar në lidhje me vdekjen e dy punëtorëve të ndërtimit mëngjesin e sotëm. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka konfirmuar për Dukagjinin se të ndaluarit janë investitori dhe punëkryesi i objektit ndërtimor, ku ndodhi rasti. “Dy personat janë dërguar në Spitalin…

Lajme

21/07/2025 13:03

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ndaluar për 48 orë dy të dyshuar në lidhje me vdekjen e dy punëtorëve të ndërtimit mëngjesin e sotëm.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka konfirmuar për Dukagjinin se të ndaluarit janë investitori dhe punëkryesi i objektit ndërtimor, ku ndodhi rasti.

“Dy personat janë dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete. Prokuroria po merr të gjitha masat dhe aktualisht, 2 persona janë të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Bazuar në provat që kemi aktualisht, Prokuroria do kërkojë caktimin e masës së paraburgimit. Bazuar në informata, dy personat janë investitori dhe punëkryesi”, ka deklaruar Gashi.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, ndërkohë që Prokuroria ka paralajmëruar kërkesë për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve.