Koci humb durimin, prenë flokët para Kuvendit të Kosovës në shenjë protestë për moskonstituimin e tij
Avokati i njohur kosovar Arianit Koci, në vazhdimësi ka kundërshtuar moskonstituimin e Kuvendit duke mbajtur aksione simbolike e protesta para Kuvendit. Ai sot ka mbajtur një aksion simbolik më të veçantë duke i prerë flokët e tij, shkruan lajmi.net. Koci ka thënë se me këtë aksion simbolik do të tregoj që i ka ardh fundi.…

Lajme
Avokati i njohur kosovar Arianit Koci, në vazhdimësi ka kundërshtuar moskonstituimin e Kuvendit duke mbajtur aksione simbolike e protesta para Kuvendit.
Ai sot ka mbajtur një aksion simbolik më të veçantë duke i prerë flokët e tij, shkruan lajmi.net.
Koci ka thënë se me këtë aksion simbolik do të tregoj që i ka ardh fundi.
“Nuk du me përmend emra, du me qenë faktor uniteti. Me këtë aksion simbolik, po du me tregu që i ka ardh fundi, po na rrezikohet edhe shtetësia e Kosovës. Tashmë kjo nuk është politikë, por hyn në kategorinë e parapolitikës prandaj unë kërkoj që menjëherë sot të formohet Kuvendi dhe kjo protestë nuk është vetëm për politikanë dhe deputetë por edhe për popullin i cili ka rënë në gjumë dhe është në një depresion kolektiv. Mos harroni pa Kuvend nuk ka demokraci, nuk ka zhvillim ekonomik dhe social, pa Kuvend nuk ka as shtet”, ka thënë Koci. /Lajmi.net/