Brahimaj për takimin Kurti-Limaj: Janë dytë të pabesë e nuk po i zënë besë asnjëri tjetrit, marrëveshja e vetme mes tyre të takohen përsëri
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj është deklaruar në lidhje me takimin mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të Nismës, Fatmir Limajt i cili duket se ka përfunduar pa marrëveshje. Nëse AAK do ta votonte Limajn për kryeparlamentar, Brahimaj ka thënë se në asnjë rrethanë. “E mira është që dy liderë kanë arrit një…

Lajme
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj është deklaruar në lidhje me takimin mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të Nismës, Fatmir Limajt i cili duket se ka përfunduar pa marrëveshje.
Nëse AAK do ta votonte Limajn për kryeparlamentar, Brahimaj ka thënë se në asnjë rrethanë.
“E mira është që dy liderë kanë arrit një marrëveshje që të takohen përsëri, janë bërë sikur Burdushi takohu e shihemi në takimin tjetër. Disa takime i kanë pas fshehtë, disa publike e vetmja marrëveshje me u taku përsëri. Kurti e Limaj i kanë pas dhjetëra takime dhe në fund e kanë pranu që ka pas takime, e ka thënë edhe Haradinaj që ka pas takime”, ka thënë Brahimaj.
Ai ka treguar edhe arsyen se pse nuk po arrihet një marrëveshje mes tyre.
“Ka rastis me qenë dytë si të pabesë, kështu që asnjëri nuk pi zë besë njëri tjetrit. U dëshmua [për pabesinë ndaj AAK-së] dhe këtë e vlerëson edhe Kurti, nuk i beson por insiston në pozitën e kryeparlamentarit që nuk mund ta shkarkoj pasi po ta merr një pozitë në Qeveri mund ta shkarkoj siç e kishte shkarkuar agim veliun. Nuk kanë besim”, ka shtuar Brahimaj. /Lajmi.net/