Kadrijaj thotë se nuk e voton as Limajn dhe asnjë kandidat të VV-së, flet për takimin mes tij dhe Kurtit: Ishin takuar për të mos u dakorduar
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur sot para mediave në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvend, e ku sot do të mbahet seanca e 50-të konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka thënë se e kanë propozuar Albin Kurtin për anëtarë të komisionit pasi që sipas saj është personi kyç i cili e…

Lajme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur sot para mediave në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvend, e ku sot do të mbahet seanca e 50-të konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka thënë se e kanë propozuar Albin Kurtin për anëtarë të komisionit pasi që sipas saj është personi kyç i cili e ka bërë bllokadën dhe moskonstituimin e Kuvendit, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me takimin Kurti-Limaj, ajo ka thënë se ata ishin takuar për të mos u dakorduar.
“Nuk po e shoh ku është qëllimi, cilat janë kërkesat e Limajt, e cilat të Kurtit, mirëpo shohim në ditët në vazhdim. Afati kohor veçse po ofrohet, 26 është shumë afër dhe Kurti e ka shansin e fundit për konstituimin e Kuvendit ose sigurisht që Gjykata pas 30 ditësh të moskonstituimit do ti jep mundësinë dikujt tjetër”, ka thënë Kadrijaj.
Nëse do ta votonte Limajn për kryeparlamentar, Kadrijaj ka thënë as atë dhe asnjë kandidat të VV-së.
“Unë i kam ra pishman edhe për ata që i kam thënë që do ti votoj, me gjasë nuk do ta votoj asnjë kandidat të LVV-së”, ka thënë Kadrijaj. /Lajmi.net/