Raportohet se një person është gjetur pa shenja jetë ne tualetin e HIB Petrol në Komoran

Një person raportohet se është gjendur pa shenja jete në tualetin e pompës së derivateve “HIB Petrol” në Komoran. Burime të DrenicaOnline bëjnë të ditur se Emergjenca e QMF-së në Komoran është njoftuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës 56-vjeç, ndërsa identiteti i tij ende nuk…

Lajme

20/07/2025 22:59

Një person raportohet se është gjendur pa shenja jete në tualetin e pompës së derivateve “HIB Petrol” në Komoran.

Burime të DrenicaOnline bëjnë të ditur se Emergjenca e QMF-së në Komoran është njoftuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës 56-vjeç, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri është gjetur në ambientet sanitare të pikës së karburantit, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura për momentin.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe prokurori kujdestar ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje, ndërsa ne do t’iu mbajmë të informuar në lidhje me rastin.