Nis pastrimi i terrenit te 3 rrokaqiejt për ndërtimin e urës mbi Ibër

Ka filluar pastrimi i terrenit te 3 rrokaqiejt për ndërtimin e urës mbi Ibër. Kështu ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka ka njoftuar se ka nisur pastrimi i terrenit te 3 rrokaqiejt për ndërtimin e urës së re. Mujka përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë të lumtur që…

Lajme

20/07/2025 19:06

Ka filluar pastrimi i terrenit te 3 rrokaqiejt për ndërtimin e urës mbi Ibër.

Kështu ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka ka njoftuar se ka nisur pastrimi i terrenit te 3 rrokaqiejt për ndërtimin e urës së re.

Mujka përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë të lumtur që dje dhe sot zbarkuam te 3 rrokaqiejt

“Të lumtur që si NPH “Ibër-Lepenc” po mundemi të kontribuojmë edhe jashtë zonës sonë së përgjegjësisë, dje dhe sot zbarkuam te 3 rrokaqiejt, në bregun verior të lumit Ibër dhe pastruam terrenin për ta përgatitur atë për ndërtimin e urës së re sipas vendimit të Qeverisë”, ka shkruar ai.