Përfundon takimi mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt – ende pa detaje zyrtare

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj – një takim që u shoqërua me shumë diskutime, por pak transparencë. Deri më tani, nuk ka pasur deklarata zyrtare nga asnjëra palë për përmbajtjen apo rezultatin e këtij takimi. Lajmi.net ka tentuar të marr informacione zyrtare nga dy…

Lajme

19/07/2025 16:38

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj – një takim që u shoqërua me shumë diskutime, por pak transparencë.

Deri më tani, nuk ka pasur deklarata zyrtare nga asnjëra palë për përmbajtjen apo rezultatin e këtij takimi.

Lajmi.net ka tentuar të marr informacione zyrtare nga dy partitë, por deri më tani s’ka marr asnjë përgjigje.

Nga pamjet që ka publikuar mediumi Nacionale, shihet Albin Kurti duke dalë nga takimi, transmeton lajmi.net.

Takimi mes Kurtit dhe Limajt vjen në kohën kur vendi gjendet në një ngërç institucional, me 49 seanca të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Palët nuk kanë bërë të ditur nëse është arritur ndonjë marrëveshje, por vërehet rritje e komunikimit ndërpartiak në prag të seancës së 50-të që pritet të mbahet të hënën në ora 11:00./lajmi.net/