Rrahja në Lipjan, gjashtë persona të lënduar, dy prej tyre trajtohen në QKUK

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një përleshje në një lokal sot në Lipjan. Atyre i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa dy prej tyre janë dërguar në QKUK dhe nën përcjellje të policisë po marrin trajtimin. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës…

Lajme

19/07/2025 15:47

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një përleshje në një lokal sot në Lipjan.

Atyre i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa dy prej tyre janë dërguar në QKUK dhe nën përcjellje të policisë po marrin trajtimin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30 është pranuar informata për një rrahje në një lokal në Lipjan. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes gjashtë persona janë lënduar dhe të njëjtëve menjëherë u është ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Dy nga personat e lënduar nën përcjellje të policisë janë duke u trajtuar në QKUK, ndërkohë që katër të tjerë pas trajtimit mjekësor, janë shoqëruar në polici për intervistim”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.