Igor Popoviq ndalohet për 48 orë nga Policia e Kosovës, pritet të deportohet në Serbi
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se Igor Popoviq, bashkëpunëtor i Petar Petkoviqit, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet kosovare. Sipas Elshanit, me rastin po merren Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për Krime të Rënda e Policisë së Kosovës, raporton lajmi.net “Igor Popoviç është vendosur në paraburgim 48-orësh. Zyra e…

Lajme
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se Igor Popoviq, bashkëpunëtor i Petar Petkoviqit, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet kosovare.
Sipas Elshanit, me rastin po merren Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për Krime të Rënda e Policisë së Kosovës, raporton lajmi.net
“Igor Popoviç është vendosur në paraburgim 48-orësh. Zyra e Prokurorit Special dhe Zyra e Drejtorit për Krime të Rënda në Prishtinë po merren me rastin,” ka deklaruar Elshani.
Ai ka shtuar se Popoviq po mbahet në paraburgim në jug të Mitrovicës dhe pritet të deportohet në Serbi./Lajmi.net/