Suspendohet një polic në Gjakovë, dyshohet për rrjedhje të informatave zyrtare
Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Gjakovë është suspenduar për 72 orë, nën dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatave zyrtare. Sipas komunikatës, ky veprim është ndërmarrë pas zhvillimeve operativo-hetimore të realizuara nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë, me qëllim të verifikimit të informatave të pranuara, transmeton lajmi.net Policia…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Gjakovë është suspenduar për 72 orë, nën dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatave zyrtare.
Sipas komunikatës, ky veprim është ndërmarrë pas zhvillimeve operativo-hetimore të realizuara nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë, me qëllim të verifikimit të informatave të pranuara, transmeton lajmi.net
Policia thekson se çështjet që lidhen me performancën në punë, integritetin, disiplinën dhe llogaridhënien e zyrtarëve të saj janë ndër prioritetet kyçe të institucionit, përveç përmbushjes së objektivave strategjike të parapara.
Rasti do të trajtohet në koordinim të ngushtë me institucionet përgjegjëse, përfshirë edhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).
Komunikata e plotë:
Policia e Republikës së Kosovës (PK), përpos prioriteteve në përmbushjen e objektivat strategjike të parapara, rendësi të veçantë i kushton edhe çështjeve që ndërlidhen me përformancën në punë, integritetin, disiplinën, përgjegjësinë si dhe llogaridhënien e zyrtarëve policorë.
Sot, më datë 18.korrik.2025, Drejtoria Rajonale në Gjakovë pas veprimeve operativo – hetimore me qëllim të verifikimin të informatës, ka identifikuar një zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare.
Lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës./lajmi.net/