Miftaraj: Gjykata Supreme sqaron – deputetët që janë edhe ministër nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht dy funksione

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme, duke theksuar se ai heq çdo paqartësi për ligjshmërinë e situatës kur një deputet mbulon gjithashtu detyrën e ministrit. Sipas Miftarajt, “Vendimi i Gjykatës Supreme është mëse i qartë” dhe i papajtueshëm me praktikat në të cilat…

Lajme

18/07/2025 12:36

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme, duke theksuar se ai heq çdo paqartësi për ligjshmërinë e situatës kur një deputet mbulon gjithashtu detyrën e ministrit.

Sipas Miftarajt, “Vendimi i Gjykatës Supreme është mëse i qartë” dhe i papajtueshëm me praktikat në të cilat një deputet delegon kompetenca tek zëvendës-ministri. Ai shton se, nëse dikush kishte dyshime më parë, ajo vendim hedhë “dritë të plotë në këtë çështje”, transmeton lajmi.net

Miftaraj nënvizon gjithashtu se ky është një obligim ligjor që duhet zbatuar:

“Nëse lexohet drejtë vendimi i Gjykatës Supreme, tetë deputetet e Kuvendit të Kosovës që kanë ushtruar funksionin e Kryeministrit apo ministrit në detyrë nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë pozitat ekzekutive.”

Aktualisht, sipas IKD-së, është thelbësore që respektimi i vendimeve gjyqësore dhe shteti ligjor të mos mbesin vetëm në përvija por të reflektohen në veprimet konkrete të zyrtarëve. Miftaraj thekson:

“Shteti ligjor dhe respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është obligim vetëm për qytetarin e zakonshëm, por është obligim edhe për zyrtarët e lartë publik të veshur me pushtet politik. Shembulli se si respektohet dhe duhet shteti duhet të fillon me politikanët.”

Postimi i plotë:

“Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk ka autorizime ligjore të delegoj kompetenca tek zëvëndës‑ministri.
Vendimi i Gjykatës Supreme është mëse i qartë, është në papajtueshmëri me funksionin që deputeti të jetë njëkohësisht edhe minister.
Nëse kemi pas dyshime më herët lidhur me këtë çështje, pas vendimit të Supremes çdo gjë është sqaruar. Vendimi i Supremes është obligim ligjor që duhet të zbatohet dhe respektohet.
Nëse lexohet drejtë vendimi i Gjykatës Supreme, tetë deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë ushtruar funksionin e Kryeministrit apo ministrit në detyrë nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë pozitat ekzekutive.
Shteti ligjor dhe respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është obligim vetëm për qytetarin e zakonshëm, por është obligim edhe për zyrtarët e lartë publik të veshur me pushtet politik.
Shembulli se si respektohet dhe duhet shteti duhet të fillon me politikanët.”/lajmi.net/